Ngjarja në Shkodër, ku një 32-vjeçare mbyti në lukin Kir fëmijën e saj disa ditësh ka tronditur mbarë opinionin.
E ndërsa informacionet janë të limituara rreth kësaj ngjarje të rëndë, psikologët bëjnë thirrje për një kujdes më të shtuar ndaj nënave pas procesit të lindjes.
“Veprimi i zonjës nuk mund të konsiderohet si shëndet i mirë psikologjik. Kemi shumë informacion të limituar. Duke si një psikozë postpartum sesa depresion postpartum, i cili ka simptoma më të lehta. Mund të parandalohen nëse i jam rëndësinë e duhur një nënë pas lindjes”.
Psikologia Enida Përlala në një intervistë për Rtv Ora thotë se kjo detyrë i takon jo vetëm institucioneve por edhe familjarëve dhe vetë grave që sjellin në jetë fëmijë të jenë më të vëmendshme ndaj ndryshimit të gjendjes emocionale të tyre pas lindjes.
“Është shumë e rëndëishme që në çdo institucion, familjarët por edhe vetë nëna që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë nëse sheh te vetja simptoma apo emocione që nuk mund ti përballojë të kërkojë ndihmë te specialistë të shëndetit mendor. Në rastet kur janë të hospitalizuar, mjekët, psikologët e institucionit, është e rëndësishme të ndërmarrin hapat e duhur vlerësues kur shohin luhatje emocionale, simptoma ankthi, reagime të ashpra, veprime të çuditshme”.