Kridens Meta, gjykon derbin e veriut Vllaznia-Kukësi…

Shpërndaje

Kridens Meta gjyqtar kryesor, Egin Doda dhe Mario Shazivari anësor, Orlando Kuka gjyqtar i katërt, janë arbitrat që do të gjykojnë sot ndeshjen, Vllaznia-Kukësi, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:30.

Në ndihmë të tyre do të jetë edhe sistemi VAR me dyshen e arbitrave të njohur, i parë Juxhin Xhaja dhe AVAR, Denis Rexha.

Meta, me një përvojë të madhe në arbitrimin shqiptar, ka pasur rastin të gjykojë shumë herë Vllazninë, brenda dhe jashtë fushës së saj. Përgjithësisht konsiderohet një arbitër autoritar, me të cilin kuqeblutë kanë arritur t’i mbyllin me sukses ndeshjet e tyre me të kryesor, por në të njëjtën kohë, ka pasur raste të tilla kur nuk kanë munguar kontestimet ndaj vendimeve të tij.

Shpërndaje