Kosova feston sot 13 vite pavarësi…

Shpërndaje

Sot mbushen 13 vjet që kur Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare, në Prishtinë konsiderohen si datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të saj. Përpjekjet shqiptareve të Kosovës për liri datojnë  një shekull me pare.

Vitet 1988-89 shënuan protesta masive të shqiptarëve kundër politikës represive të Serbisë ndaj Kosovës.

Pas viteve ‘90, Ibrahim Rugova udhëhoqi rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit serb dhe punuan në sensibilizimin e opinionit botëror dhe qeverive më me ndikim në botë për çështjen e Kosovës. Atë kohë, Rugova kishte konceptuar politikën e tij të rezistencës me mjete paqësore.

Ne 1995, në Kosovë filluan të formohen grupe ushtarake, që në vitin 1997 do të rezultojnë me paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 1 tetor të vitit 1997, Lëvizja Studentore organizon një protestë masive, e cila i dha një dimension të ri politik zhvillimeve në Kosovë.

Më 5 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmojnë fshatin Prekaz, ku vrasin Adem Jasharin, komandantin legjendar dhe gjithë familjen e tij.

Vrasjet dhe masakrat e shumta kulmojnë më 15 janar të vitit 1999, kur forcat serbe ekzekutojnë 45 civilë shqiptarë në Reçak.

Ish-shefi i Misionit Mbikëqyrës të OSBE-së në Kosovë, Villiam Volker, doli botërisht dhe e tha se ajo ishte një masakër.

Nga 24 marsi deri më 10 qershor, përkatësisht 12 qershor të vitit 1999, fillon historia e re e Kosovës. NATO nis ofensivën ushtarake kundër regjimit te Millosheviçit.

Republika e Kosovës ka siguruar 117 njohje. Ende 5 vende te BE nuk e njohin pavarësinë e saj.

Shpërndaje