Koronovirusi/ Prefektura Shkodër, informacion mbi situaten…

Shpërndaje

Në qytetin e Shkodrës vijon puna për marrjen e masave për mbrojtjen nga koronavirusi. Strukturat publike janë duke kryer kontaktin me të gjithë personat që janë futur në Shqipëri para datës 27 shkur, ndërsa vijon puna dhe për ndalimin e mjeteve nëpërmjet pikave kufitare. Po ashtu Spitali Rajonal informon se nuk ka asnje person te shtruar me coronavirus.

”Ju informojme per situaten deri ne oren 12:00 ne lidhje me zbatimin e masave dhe operacioneve qe po kryhen nga strukturat e DVP, Rep.Usht.Vau Dejes, strukturat e inspektoriateve te shendetit publik, NjVKSh, FNSh, policite bashkiake te cilet kane vijuar punen ne bashkepunim per ndalimin e qarkullimit nepermjet 7 postoblloqeve, mbylljen e te gjitha lokaleve, bareve dhe restoranteve, etj.Nga Spitali Rajonal informohemi se nuk ka asnje person te shtruar me coronavirus. Grupet e punes e komisariateve te policive ne bashkepunim me NJA, dhe kryepleqve te fshatrave vijojne punen per takimin e te gjithe personave qe kane hyre brenda territorit te Shqiperise ne Qarkun Shkoder per ti kushtezuar ne zbatimin e vetkarantimit dhe zbatimin e rregullave te cilet operojne ne cdo NjA dhe fshat. Vazhdojne veprimtarite per desinfektimin e te gjitha ambienteve publike dhe shteterore si dhe desinfektimi i vendeve te tregjeve te hapura dhe te bagetive te cilet jane te mbyllura ne te gjitha bashkite.Sot eshte vene re nje rritje e numerit te levizjes se kembesorve dhe me bicikleta ne pikat turistike te Shirokes dhe Ures se Bunes..per te cilet jane udhezuar institucionet pergjegjese per sensibilizimin mediatik por edhe marrjen e masave graduale shtrenguese per reduktimin e levizjes se tyre. Ne piken e kalimit Hani Hotit deri tani jane kontrolluar rreth 460 shtetas qe kane hyre ne kete pike te cilet u jane nenshtruar rregullave te kontrollit sipas udhezimeve te MSh.Vazhdojme te monitorojme situaten..”

Prefektura e Qarkut Shkoder

Shpërndaje