Situata e orës 18.00 në Qarkun Shkoder
Vazhdon të ndiqet stuata epidemiologjike në të gjithë territorin nga NjVKSh.
Sot nga Bashkia Shkoder janë dërguar edhe 6 mostra tjera ku pritet përgjigje gjatë ditës së sotme, ndërkohe ka vijuar gjurmimi, kontaktimi dhe vetkarantinimi i personave të rrethit të afermeve pozitiv si dhe të personave që vazhdojnë të vijnë nga pika e Kalimit të kufirit Hani i Hotit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në këtë pikë kufitare rreth 246 shtetas, prej të cilëve 143 shtetas shqiptare dhe 103 të huaj.
NjVKSh kanë vijuar trajnimin e infermiereve në çdo bashki.
Nga 5 bashkite ka vijuar puna për dezinfektimin e ambienteve publike, rrugëve e trotuareve dhe ndërhyrjet për riparimin e defekteve në rrjetin ujësjelles kanalizime.
Bashkia Shkoder ka shperndare sot rreth 53 pako ushqimore, për familjet në nevojë, mbeshtetje kjo e Rezervave Materiale të Shtetit, në NJA Postribë, me prezencen edhe të përfaqësuesve të Sektorit të Mbrojtjes Civile dhe Përballimit të Krizave pranë Institucionit të Prefektit Shkoder .
Në Bashkinë Malësi e Madhe, janë shpëndare 30 pako ushqimore, 50 pensione në çdo shtëpi. Në këte bashki nuk ka raste covid-19.
Në bashkinë Vau-Dejës është konfirmuar një rast tjetër pozitiv gjatë mbremjes së djeshme duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve covid-19. Janë shpërndare rreth 270 pensione në banesë dhe 13 prej tyre u janë derguar ilacet në shtëpi, ndërkohe që janë kontaktuar rreth 29 persona për vetkarantinin, duke i sherbyer në shtepi me ushqime dhe pagese nga strukturat e bashkisë. Janë shpërndare rreth 30 pako ushqimore, kontribut i biznesit të bashkisë. Deri sot janë mbështetur rreth 528 familje me detergjent dhe ndihma ushqimore.
Në Bashkinë Puke, janë shpërndare deri sot rreth 513 pensione në shtëpi, rreth 87 pako ushqimore për familjet në nevoje dhe 27 pensioniste u janë dërguar ilaqet në shtëpi. Nga NjVKSh në këte bashki po ndiqet situata epidemiologjike, duke hetuar dhe mbikqyrur e respektuar karantinimin e personave të dyshuar, gjendja shëndetësore e personave të konfirmuar pozitiv që nuk janë hospitalizuar është e mirë, dhe janë nën mbikqyrje e mjekeve.
DVP ka marrë masat e duhura dhe ka kontaktuar rreth 41 shtetas për tu vetkarantinuar si dhe ka marrë 1 masë administrative për 1 shtetas. Vazhdon ndjekja e zbatimi i urdherave në bashkëpunim me FNSh, Ushtrine për ndalim qarkullimin e plotë në të gjithë territorin e Qarkut, gjatë orarit të ndaluar .