Koronavirusi / Rama kritikon shkodranët: Nuk jemi në kohë pushimesh…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ndalohet frekuentimi i parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar.

Në një video-mesazh për qytetarët nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Rama u shpreh

Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund ti mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një armik në këtë luftë.

Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot në Liqenin e Tiranës ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale.

Apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte. Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizimet sepse çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj do të ndalojmë menjëherë frekuentimet në zonën e parkut të liqenit në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në cdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar” tha Rama.

Shpërndaje