Shkodra duket se po përballet me një shpejtësi të frikshme të përhapjes së koronavirusit, ku në ditët e fundit, familje të tëra kanë rezultuar pozitive me raste.
Burime bëjnë me dije se së fundi janë zbuluar dhe 5 persona të tjerë të prekur me Covid 19, 4 anëtarë të të njëjtës familje në lagjen Kiras, dhe 1 anëtar në familjen e Dobraçit, që ka pasur dhe me herët raste të konfirmuara.
Në këtë mënyrë numri i personave të prekur në Shkodër shkon në 37, ndërkohë që mbrëmë u shënua dhe viktima e parë.
Kujtojmë se mbrëmë vdiq në spitalin e Shkodrës një grua 80-vjeçare, pa mundur dot që të transportohet në spitalin Infektiv, pasi ishte në gjendje shumë të rëndë. Ajo u konfirmua pozitive së bashku me të motrën e saj, vetëm gjatë pasdites së djeshme.
Të gjitha këto raste pritet që të përditësohen dhe në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, që bëhen publike çdo ditë rreth orës 11:00.