Hyn në fuqi urdhri për ndalimin e frekuentimit të zonës së liqenit të Tiranës.
Një patrullë policie është vendosur aty dhe ndalon hyrjen e qytetarëve. Ndërkohë qytetarët që ishin brenda këtij perimetri para se të jepej urdhri për mos lejimin e hyrjes po udhezohen të dalin dhe të largohen. Krahas patrullës në hyrje, efektive janë brenda perimetri të liqenit ku udhëtojnë qytetarët të dalin jashtë
Ndonëse jo të shumtë, keto dite është vënë re prani e qytetarëve të cilët frekuentojnë zonën buzë liqenit në këtë kohë të shtetrrethimit si masa të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama përmes videomesazhit njoftoi masën tjetër shtrënguese që kishte të bënte me ndalimin e frekuentimit të zonës së Liqenit në Tiranë dhe zonave rekreative në qytetet që janë në perimetrin e blinduar.
Menjëherë pas kësaj u vu re se tek liqeni ishin vendosur patrullat e policise.
“Koha është me diell por nuk do të thotë të dalim gjiro siç ka ndodhur dje e sot nga Liqeni i Tiranës ku vërtet nuk kishte njerëz por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale, apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh e jo lufte. Cdo orë është kritike prë forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive.
Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve për durim dhe ata që nuk e zbatojnë rregullat duke qëndruar në shtëpi ta bëjnë tani sepse jemi në një luftë të vërtetë që sapo ka nisur.
Rama paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë shtim të numrit të personave të infektuar por masat do të ndihmojnë që ky numër të jetë sa më i vogël. Deri tani raportohen per 38 raste me koronavirus, dy prej te cileve jane ne terapi intensive.