Koronavirusi, Facebook merr disa vendime të rëndësishme

Shpërndaje

Facebook-u i është shtuar listës së kompanive të mëdha teknologjike që kanë marrë disa vendime të rëndësishme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në një deklaratë, rrjeti social ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha aktivitetet e parashikuara për këtë vit për shkak të pandemisë.

Gjithashtu Facebook-u do të lejojë punonjësit që të punojnë nga shtëpitë deri në fund të verës, ndërkohë që qeveritë dhe punonjësit e shëndetësisë mundohen që të ndalojnë përhapjen e Covid-19.

Gjiganti teknologjik më herët pati anuluar konventën e saj, konferencën e zhvilluesve F8, që pritej të mbahej në San Jose të California-s në Maj.

“Shumica e punonjësve të Facebook janë me fat që kanë mundësi të punojnë me produktivitet nga shtëpia, kështu që ne kemi përgjegjësinë që t’i lejojmë ata të cilët e kanë këtë mundësi që të mos dalin në ambiente publike. Shpresoj që kjo të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së Covid-19,ndërkohë që mbajmë edhe komunitetet e sigurta”, tha Mark Zuckerberg.

Sa i përket eventeve, Facebook tha se do anulojë ato që janë të mëdha, duke iu referuar atyre me 50 ose me më shumë njerëz. Në vend të kësaj mbledhjet do të bëhen online.

Shpërndaje