Milano 23 Shkurt 2020
Ne darke bana nje xhiro ne supermerkato pasi mora shume foto e video nga miq e kolege ne te cilat shiheshin sektore te tere te boshatisur. Realiteti ishte i tille. Shume artikuj te ashtuquajtur te shportes mungonin. Djathi, proshutat dhe sallamet, mishi, buka numeroheshin me gishtat e njeres dore. Kripa, vaji, makaronat, orizi gjithashtu. Nderkohe qe ishin boshatisur bankalet e ujit dhe frigoriferet e ushqimeve te ngrira. Çuditerisht edhe uthulla te cilen me shume mundesi kane menduar ta perdorin si disinfektues. Videoja me poshte tregon vetem nje sektor te skajshem te supermerkatos, por qe e ben te qarte sesi paniku kolektiv ka patur efekt qe ne diten e dyte te kesaj situate te pazakonte. Personalisht e marr disi me humor dhe blerja ime ishte si ne nje dite krejt normale, por kur e mendoj thelle thelle, ne rastin e nje gjendje karantine ku do mbyllet çdo dyqan i Milanos, rrezikoj te jem aq i papergatitur saqe te pres kamionin e kryqit te kuq per te me sjelle buken dhe ujin.
Me rrofte alegria atehere 😀