Policia ka vendosur këtë të premte 341 gjoba me vlerë 3.000 lekë secila.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se edhe gjatë ditës së sotme, shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Uniformat blu apelojnë të gjithë që të vendosin maskat mbrojtëse për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre.