“Konsensusi me Ramën është si të puthesh me Judën”, Berisha: Dhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë…

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot nga Shkodra për shumë çështje, si për situatën që po kalon Partia Demokratike, bashkimin e demokratëve, emrin për Presidentin e ri, por edhe për qeverinë.

I pyetur për një propozim për Presidentin e ri, Berisha tha se nuk ka një të tillë, teksa mohoi konsensusin me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk kemi një propozim, nuk kemi. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes dhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse ka një strategji për ta mundur PS-së dhe kryeministrin Rama ai tha si dy herët e tjera.“Siç e kam mundur dy herët e tjera do ta mund”, deklaroi Berisha.

Shpërndaje