Urime nxënëseve të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, Distela Ponari dhe Federika Deda, të cilat u vlerësuan me vendin e parë 🥇 në konkursin prestigjioz “BookTuberPrize” 2024 📚 për grupmoshën 14-19 vjeç.
Distela dhe Federika, nxënëse të klasës XII A të Seksionit Dygjuhësh Italo-Shqiptar të Gjimnazit “28 Nëntori” 🇦🇱, u prezantuan me një booktrailer 🎥 për librin “Il Signor Conchiglia” të shkrimtarit Gianluca Caporaso ✍️, duke spikatur për origjinalitetin, aftësitë shprehëse dhe cilësitë teknike.
Ceremonia e konkursit prestigjioz “BookTuberPrize” 2024″ u zhvillua në Pallatin e Kongreseve “La Nuvola” në Romë.
Lajmin e dha Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.