Dy persona raportohet të jenë plagosur si pasojë e një konflikti të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në fshatin Tapizë të Fushë Krujës.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se dy shokë janë konfliktuar me njeri tjetrin në gjendje të dehur.
Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur shokun dhe më tej edhe veten.
Policia ka arrestuar të dyshuarin për ngjarjen, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.
Lidhur me ngjarjen policia po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.