Konfirmohen tre raste të reja në Shkodër me koronavirus…

Shpërndaje

Shkon në 128 numri I personave të prekur nga virusi COVID-19 në qytetin e Shkodrës.

Në 24 orët e fundit, nga 11 mostrat e dërguara në Tiranë, tre prej tyre rezultuan pozitive me Koronavirus.

Deri më tani, 17 është numri I të infektuarve aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë kryesisisht të vetëizoluar në shtëpi si shkak I gjendjes së stabilizuar shëndetësore.

Për çdo komplikacion shëndetësor, personat e infektuar ndiqen fillimisht nga mjekët e familjes e më pas nga mjekët specialistë të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Si shkak I përhapjes me këto ritme të Koronavirusit specialistët e Njësië Vendore të Kujdesit Shëndetësor kanë rritur vigjilencën dhe po ndjekin situatën epidemiologjike të krijuar.

Prej disa ditësh ka patur një shifër mesatare mbi 10 tamponë në 24 orë, të marra nga qytetarët shkodranë për gjurmimin e rasteve të mundshme me Koronavirus.

Pavarësisht se deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast I infektuar me COVID-19, në Malësinë e Madhe vazhdon hetimi epidemiologjik. Po ashtu, edhe në bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz vazhdon hetimi epidemiologjik, fatmirësisht pa raste të konfirmuara pozitive deri më tani.

Ndërkohë në bashkinë Shkodër përveç gjurmimit të rasteve të reja vazhdon kontrolli I kopshteve dhe çerdheve të cilat kanë hapur dyert javën e kaluar.

Deri më tani, situata në Shkodër duket nën kontrollin e institucioneve përkatëse por me shfaqjen e rasteve të reja, kujdesi dhe respektimi I masave mbrojtëse duhet të jetë në nivelet më të larta në mënyrë që bilanci në fund të pandemisë të jetë sa më pozitiv.

Shpërndaje