Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.
Mes tyre është edhe një fëmijë.
Në një dalje për mediat, kreu i ISHP-së, Albana Fico, bëri më dije se në total janë 361 raste të infektuar në vendit.
Në të gjithë Shqipërinë Fico bëri me dije se janë shëruar nga Covid-19 104 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.