Konferenca e Dytë e Rektorëve të Universiteteve Publike Shqiptare e mbajtur në data 6 dhe 7 mars 2020 në Korcë, me temën bosht “Universitetet Publike Shqiptare Përballë Sfidave të Hapesires Evropiane te Arsimit te Larte “, organizuar në Universitetin “Fan S. Noli” ku ishte I pranishëm dhe Rektori I Universitetit të Shkodrës prof Adem Bekteshi ,u mbyll me disa përfundime konkrete ku ndër më të rëndësishmet ishte qëndrimi njëzëri i Konferencës së Rektorëve për të hequr mestaren për pranimet në programet bachelor të mësuesisë .Kështu në pikën 6 të këtij draft propozimi nga Konferenca e Rektorëve thuhet :
Në mjaft nga universitetet shqiptare, sidomos universitete rajonale, per shkaqet objektive që u përmendën më sipër, por edhe per arsye subjektive që duhet te gjenden brenda universiteteve, drejtuesve dhe stafeve akademike, rrezikohen nga mbyllja programe te ndryshme studimi, sidomos në fushën e mësuesisë. Vendosja e notes mesatare, pavarësisht qëllimit të mire, solli përkeqësim të prurjeve në keto programe. Për ndryshimin e gjendjes së krijuar, Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike Shqiptare, i propozon MASR në Shqipëri:
a. Duke qenë se mësuesit janë një pasuri e madhe kombëtare, programet e studimit të mësuesisë të jenë programe me përparësi kombëtare me status të vegantë.
b. Në programet “bachelor” të mësuesisë te hiqet nota mesatare si prag pranimi. Ky prag, me mesatare mbi notën tetë, të vendoset Për programet master që përgatitin mësues. Studentët që pranohen në programet master në mësuesi të mbështeten financiarisht nga shteti.
c. Propozohet që të shkurtohet koha e përgatitjes dhe diplomimit të studentëve të mësuesisë: 3 vjet “bachelor, I vit “master profesional Për mësuesi në profilin përkatës” I semestër praktikë aktive profesionale në shkolla te veganta pranë mësuesve mentorë dhe të mbikëqyrura nga pedagogët përkatës dhe I semestër Për t’u përgatitur Për provimin e shtetit. Programi i provimit të shtetit dhe fondi i pyetjeve të refromohen plotësisht, duke patur si qëllim kontrollin e kompetencave që kanë fituar studentëtmësues.
d. Me anë te kësaj përkujtese kërkojmë që te ndjekin një politikë më të drejtë lidhur me pranimet ne universitetet shqiptare, në mënyrë që të mos diskriminohen universitetet rajonale. Për këtë duhen gjetur modalitetet e duhura Për të detyruar që institucionet e arsimit të lartë të përcaktojnë kuotat e pranimit mbi bazën e kapaciteteve pritëse, duke respektuar standardet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.
e. Të përfshihen në programet me përparësi kombëtare edhe ato programe “të papreferuara” nga maturantët per të cilat aktualisht ka nevojë tregu ynë i punës Për specialistë te zote, si bujqësia, pyjet, veterinaria etj.
f. Universitetet shqiptare zotohen që te pershtatin programet e studimit ne ato profile që ka nevojë tregu shqiptar i punës ne vendet tona, duke hequr dorë nga programe “tradicionale” Për profile që ka “mbingopje” me të diplomuar.
Ndërokohë në draft propozimin e paraqitur nga Konferenca e Rektorëve ndër të tjera thuhet se:
Do të kërkojmë mbështetjen financiare të ministrive tona të arsimit, duke krijuar një fond të posaqëm nga qeveritë në mbështetje të projekteve që do te hartojnë universitetet Të nxitim botimin e teksteve mësimorë të përbashkëta në fushën e albanologjisë, te teknologjisë Së informacionit. Do të hapim programe të përbashkëta studimi, Për të realizuar diploma të dyfishta dhe të trefishta, sidomos nö ciklin e dytë dhe të trete të studimeve Do t’u kërkojmë ministrive tona të arsimit që të heqin procedurën e ekuivalentimit të diplomave të leshuara nga universitetet shqiptare.
Do të kërkohet mbështetje financiare të ministrive tona të arsimit, duke krijuar një fond të posaqëm nga qeveritë në mbështetje të projekteve që do te hartojnë universitetet Të financohet nga qeveritë krijimi i një platforme digjitale antiplagiiaturë ku të futen të giitha tekstet. Të financohet digjitalizimi i bibliotekave, mediave, librave, teksteve universitare dhe arkivave. Të krijohet platforma e revistave shkencore në gjuhën shqipe dhe anglisht. Do të punojmë për zbatimin e vlerave themelore të arsimit të lartë, si integriteti, qasja e barabartë për të gjithë, Ilogaridhënia, liria akademike, transparenca dhe përgjegjësia sociale.
Thuhet në draft propozimin e Konferencës së Rektorëve . Konferenca III e Universiteteve Publike Shqiptare do të mbahet në universitetin e Tetovës.