Mjeshtri i madh Bujar Qamili ka menduar një dhuratë të veçantë për shkodranët në ditët e vështira me luftën ndaj Covid 19.
Ai ka mbajtur një koncert recital në qendër të qytetit, pikërisht në bulevardin “Zogu i Parë” Parrucë.
Mes duartrokitjeve dhe entuziazmit shkodranet kanë shijuar koncertin nga ballkonet dritaret dhe tarracat e pallateve.
Kjo ishte një iniciative e televizionit TV1 Channel dhe këngëtarit të mirënjohur për t’i dhënë shprese qytetit, i cili është mbërthyer nga COVID-19.