Komuniteti Rom mësyn Bashkinë Shkodër: “Skemi bukë, nuk ka ardh askush me u interesu”

Shpërndaje

Rreth 20 përsona të komunitetit Rom kanë mësyer Bashkinë e Shkodrës. Ato shprehen se kanë ngelur pa ushqime dhe askush nuk ka shkuar të interesohet për to.

Prej ditësh që nga shtetrrethimi ushqimet dhe ato pak para që kanë patur i kanë shpenzuar dhe tashmë për ta ka nisur kriza për ushqime. Në këtë situatë të vështirë i janë drejtuar bashkisë Shkodër për të kërkuar ndihmë por askush nuk i ka pritur për shkak se edhe bashkia është në shtetrrethim. Kështu janë në një situatë të vështirë në pritje të një zgjidhjeje sa për bazën ushqimore./RealitetiPost/

Shpërndaje