Komuniteti Musliman, 130 milion lekë nga rrogat e imamëve ia transferon fondacionit gylenist

0
245

Mexhlis ka siguruar, nga një burim brenda institucionit, transfertat bankare në BKT, të një shume të madhe parash nga Komuniteti Musliman, drejt fondacionit “Hafiz Ali Korça”. 13,039,000 lekë ka qenë shuma e perfituar nga Fondacioni Hafiz Ali Korca prej Komunitetit Musliman Shqiptar për vitin 2020 në Bankën Kombëtare Tregtare dhe kjo sipas datave:

– 26 shkurt – transfertë nr.481KLER200570021 – në shumën 1,222,100.00 lekë në llogari të Fondacionit Hafiz Ali Korca

– 4 mars – transfertë nr.4311IPS200640001 – në shumën 9,468,600.00 lekë në llogari të fondacionit “Hafiz Ali Korca”.

– 18 gusht – transfertë nr.515KLER202310005 – në shumën 1,235,000.00 lekë në llogari të Fondacionit Hafiz Ali Korca

– 28 gusht – transfertë nr.515KLER202410001 – në shumën 1,113,300.00 lekë në llogari të Fondacionit Hafiz Ali Korca

Fondacioni Hafiz Ali Korca është themeluar nga Komuniteti Musliman I Shqipërisë me vendim të kryesisë (apo Këshillit të Përgjithshem), të Kmsh-së, në vitin 2017, një vit pas aktit terrorist të grushtit të shtetit në Turqi, kohë kjo, në të cilën lëvizja terroriste Gylen u vu nën një hetim të imtësishëm nga shteti turk, ndër të cilat edhe tranferimet e dyshimta të shumave monetare dhe pastrimi i parave. Ky fondacion është krijuar për administrimin e shkollave dhe universitetit të KMSH, njëherazi pjesë e organizatës Gylen-Feto. Mendohet se ky fondacion është duke kryer transferime të dyshimta fondesh dhe vjeljen përfundimtare të fondeve të Kmsh-së. Ai është krijuar brenda Kmsh-së si një institucion i cili do të mundësoj financimin e antarëve të levizjes Gylen.

Lëvizja Gylen e ndodhur në krizë financiare që prej vitit 2015 ka arritur të krijojë një xhep financiar brenda Komunitetit Musliman nëpërmjet të cilit kalojnë shuma të konsiderueshme parash. E drejtuar nga njëri nga njerzit më të besuar të organizatës Gylen, ish-kryetari i KMSH-së Skënder Brucaj, i cili u shkarkua (me kërkesë jozyrtare te qeverisë) nga kryetar i KMSH, si mbështës i organizatës terroriste Gylen, ai ka arritur që nëpërmjet influencës së tij, të vjelë dhe ato pak fonde që Kmsh-ja ka në llogaritë e saj.

Lëvizja Gylen e ka devijuar qëllimin për të cilin Komuniteti Musliman është krijuar, duke e kthyer KMSH, në një organizatë jotransparente, gjysëm okulte, e drejtuar nga duar të fshehta, pa e kuptuar kurrë se kush është drejtues dhe përgjegjës në të vërtetë, pasi ata që janë zyrtarisht drejtues, janë vetëm kukulla në dorë të njerëzve të tjerë pas perdeve. Fondacioni i ashtëquajtur, “Hafiz Ali Korca”, ka zëvendësuar një pjesë të funksioneve te fondacionit Sema. Pas emrit të bukur të klerikut dhe patriotit të shquar, fshihet një fondacion i dyshimtë, në mungesë të theksuar transparence.

Të gjitha lëvizjet financiare, emrimet dhe largimet e kuadrove brenda Kmsh-së të cilat kryhen pothuajse çdo 6-të muaj, shërbejnë për të fshehur gjurmët e aferave të dyshimta dhe shterimit të fondeve që i bëhet institucionit më të madh fetar në vend. I gjithë aktiviteti i Fondacionit Hafiz Ali Korca, Kmsh-së dhe Universitetit Bedër është përqendruar vetëm në financimin të antarëve të lëvizjes Gylen, të cilët shërbejnë për të mbajtur të pushtuar Komunitetin Musliman Shqiptar. Ndërkohë që shkollat, (medresete) dhe universiteti Bedër janë institucione të pavarura nga KMSH dhe kanë administrim të pavarur dhe te vetëfinacuara, me pagesë, madje me tarifa të larta që prej momentit që organizata Gylen i mori këto shkolla në administrim, atëherë, pse keto para shkojnë në ketë fondacion?!

Lëvizja Gylen duket qartazi që ka falimentuar sepse etiketimi i saj si organizatë okulto-terroriste ka bërë që besimtarët dhe të largojnë fëmijët nga shkollat medresetë që drejtohen prej tyre. Nxënësit dhe studentët që janë ne keto shkolla, janë vënë në presion të jashtëzakonshëm të paguajnë këstet.

Ky fondacion po merr fondet e KMSH, te cilat janë të destinuara kryesisht për rrogat e imamëve dhe mirëmbajtjet e xhamive dhe po i çon ato, në mbajtjen me rroga të njerëzve të tyre të besuar të organizatës. Imamët paguhen me pagesa të pabesueshme qesharake, më së shumti 5000 lekë te reja, ose 50 mijë lekë të vjetra deri në 20 mijë lekë të reja, ose në pak raste 25 mijë. Paratë që mblidhen nga besimtarët dhe nga administrimi i pronave të KMSH, të cilat janë të destinuara detyrimisht për rrogat e imamëve, shkojnë tjetërkund, në xhepat e shërbëtorëve besnik të organizatës Gylen.

PËRGJIGJU