
Me një vendim të ri të Këshillit të Ministrave, është miratuar procedura e kompensimit financiar për punonjësit e policisë së shtetit, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës për shkak të detyrës.
Sipas këtij vendimi, punonjësit e policisë që pësojnë dëme të rëndësishme në pronën e tyre, gjatë kryerjes së detyrës, do të përfitojnë një kompensim të menjëhershëm financiar deri në 1 milion lekë.
Shuma e kompensimit do të përcaktohet pas një vlerësimi të dëmit, i cili do të realizohet përmes akteve përkatëse.