Kompania amerikane RedBird Capital Partners blen klubin italian Milan…

Shpërndaje

Ekipi italian Milan, një nga skuadrat e Serie A të Italisë iu shit kompanisë amerikane RedBird Capital Partners për 1.2 miliard euro.

Në një deklaratë nga ekipi italian thuhet se mes Elliott Advisors dhe RedBird Capital Partners është nënshkruar marrëveshja për shitjen e klubit.

Sipas marrëveshjes ku Elliott do të mbajë një pjesë të aksioneve në klub dhe vendet e tij në bord, kalimi në pronësinë e re do të përfundojë deri në muajin shtator.

Themeluesi i RedBird Capital Partners në një deklaratë në faqen e internetit, Gerry Cardinale tha se “Jemi krenarë të jemi pjesë e historisë së Milanit dhe të luajmë një rol në rikthimin e klubit në majat e futbollit italian, evropian dhe botëror. Presim me padurim që me klubin, menaxherët dhe tifozët në mbarë botën të arrijmë partneritete afatgjata për të çuar Milanin përpara”.

Shpërndaje