Komisioni i Emergjencave Civile/ Angoni: Angazhim nga çdo strukturë për sezonin e dimrit…

Shpërndaje

Puna e bërë gjatë sezonit veror si dhe masat për parandalimin e përmbytjeve gjatë dimrit ishin në fokus të mbledhjes së komisionit të emergjencave civile.

Pushteti vendor Shkodër dhe Vau Dejës bënë me dije se masat e marra po kordinohen vazhdimisht me strukturat e tjera locale.

Pastrimi i kanaleve, kolektorëve si dhe sistemimi i shtretërve të përrenjve janë disa prej masave që pushteti vendor ka marrë.

Ndërkohë që Prefektura dhe Këshilli i Qarkut premtuan bashkëpunim me qëllim shmangien e çdo situate të mundshme gjatë sezonit të dimrit.

Shpërndaje