Evi Kokalari, Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, nga Foltorja Berishës në Fushë Krujës u shpreh se PD themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi.
Sipas Kokalarit, deputetja Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet.
Ajo shtoi se analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës, duke shtuar se kaq duhet të dish që Lulzim Basha të ikë.
Kokalari: Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese. Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.