Kokainë dhe mijëra euro në banesë, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë…

Shpërndaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë prangosur A. H., 29 vjeç.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një peshore elektronike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike,” njofton policia

Shpërndaje