Koalicion me Lulzim Bashën? Halit Valteri: Me këdo që është kundër Edi Ramës

Shpërndaje

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka lënë të hapur mundësinë për një koalicion të grupit të tij parlamentar me PD.

Valteri thotë se ai vetë është i gatshëm të bëjë koalicion me këdo që është kundër Edi Ramës dhe kërkon ta rrëzojë.

Për deputetin do të ishte një rikthim në ‘shtëpi’, për shkak se ka qenë në listat e PD në 2017 dhe ka qenë pjesë e strukturave, por ai thekson se PD nuk është pronë e Bashës.

‘’Ne shkojmë në koalicion me këdo që është kundër Edi Ramës. Sa për kthimin në shtëpi, PD nuk është pronë e Lulzim Bashës. ‘’– tha Valteri.

Shpërndaje