KMCQ tregon situatën e krijuar në territorin e Qarkut Shkodër nga tërmeti

Shpërndaje

NJOFTIM PER SHTYP

Mbi situatën e krijuar në territorin e Qarkut Shkodër nga tërmeti i dt.26 Nëntor 2019.

Komisioni i Mbrojtjes Civile Pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, (KMCQ) i ngritur pas termetit të dt.26 Nëntor 2019, i cili preku pjesën më të madhe të Shqiperisë, krijoi probleme edhe në territorin e Qarkut Shkodër.

Nga informacionet paraprake të ardhura nga bashkite e qarkut informohemi se kanë pësuar dëme të lehta disa objekte shkollore, shtëpi banimi të cilat janë në fokusin e monitorimit dhe vleresimit nga komisionet dhe grupet e ngritura nga çdo bashki në territoret e tyre të përgjegjësisë
Nderkohë Komisioni Mbrojtjes Civile vazhdon të monitorojë dhe të ndjekë situatën në të gjtihë territorin e Qarkut që prej orës 04.00 të mengjesit, të dt. 26 Nëndor 2019, duke bashkëpunuar intensivisht me Komisionet e Mbrojtjes Civile të ngritura në të gjitha bashkitë .

KMCQ shpreh solidarizimin me të gjithe qarqet dhe bashkitë e prekura nga tërmeti dhe veçanërisht i shpreh ngushllimet familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë katstrofë natyrore.

KMCQ duke e vlersuar situatën, udhëzon dhe delegon këto detyra.

  1. Ngritjen e KMC ne çdo bashki, rajon, fshat dhe bashkëpunimin e tyre ngushtësisht me KMCQ.
  2. Vazhdimin e vlersimeve të të gjitha objekteve dhe shtëpive që kane pësuar dëme. Në lidhje me këtë pikë Ju informojmë së me nismen e një numri të konsiderueshëm të një grupi të inxhinereve ndërtues që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shkodër, kanë shprehuar vullnetin e tyre për t’iu asistuar KMCQ, KMCB, dhe cdo qytetari të cilëve ju janë shfaqur probleme në ndertesat e tyre. Theksojmë se bashkëpunimi me këtë grup është i domosdoshëm pasi do të bëjë vlerësimin teknik dhe do të përcaktojë garancinë ose jo të banesës apo çdo objektit Tuaj. Për këtë problem mund të kontaktoni me adresen e emalit në çdo bashki dhe të Prefektures së Qarkut Shkodër, Përgjegjësin e Zyrës së Emergjencave Civile ( Pllum Dani me nr. kontakti 069 41 17 433).
  3. Nga Komisioni ECQ janë marrë të gjitha masat bashkëpuuuese me DVP FNSH, dhe strukturat e tjera në nivel qëndror të cilat janë në gadishmeri në këtë situatë për të mbështetur banorët e zonave të prekuara nga tërmeti.

KRYETARI I KOMISIONIT TË EMERGJENCAVE CIVILE TË QARKUT

                   PREFEKTI
                ÇESK MILLJA
Shpërndaje