Vllaznia do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Apolonisë. Për kuqeblutë, Adili nuk do të jetë i gatshëm në këtë ndeshje për shkak se është i skualifikuar me katër kartonë.
Jo vetëm kaq, por për trajnerin Brdariç ka edhe probleme në infermieri. I tillë është edhe Herald Marku. Ai pësoi një tërheqje në këmbë duke u larguar në gjysmën e pjesës së parë në përballjen ndaj Laçit. Mesfushori ka nisur terapinë për të qenë sa më shpejt i gatshëm, por nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet deri në fundjavë.
Nga sa bëhet me dije në kampin kuqeblu, ai mund ta humbë këtë takim për të qenë i gatshëm për përballjet e tjera. Lajm i mirë është se Krymi rikthehet, duke qenë se klubi ka mundësinë t’i paguajë dënimin e mbetur, pra ndeshjen e radhës.
PANORAMASPORT.AL