Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të pezullojë vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“Të pezullojë aktin deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale” thuhet në letrën që KLSH I ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.
Ndër të tjera KLSh kërkon që të shmangen dëmtimet e pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen dhe nënvizon se do të ndjekë me vëmendje këtë cështje.