Kliti Hoti: Zëri i qytetarëve shkodranë, plani ynë për ndryshim…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, vijon takimet me qytetarët e Shkodrës, duke dëgjuar nga afër hallet dhe shqetësimet e tyre. I shoqëruar nga Matilda Matija, ai shpalos vizionin e tij për një Shkodër dhe Shqipëri më të drejtë, me një program të qartë në ndihmë të shtresave në nevojë dhe zhvillimit të ekonomisë vendore.

Postimi i kandidatit Hoti:

Bashkë me Matilden, duke takuar e folur me shkodranët për problemet e përditshme dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ne kemi një program të qartë dhe të detajuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë, të pamundurve, të moshuarve. Një plan serioz për të ndihmuar biznesin e vogël dhe çdo sektor të ekonomisë. Së bashku do të mundësojmë një jetë më të mirë për shkodranët dhe një Shkodër e Shqipëri madhështore.

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #Voto1

Shpërndaje