Kliti Hoti viziton Besnik Çinari në përvjetorin e 71-të të lindjes së tij…

Shpërndaje

Në një ditë të veçantë për artin dhe shpirtin shkodran, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, së bashku me aktoren e mirënjohur Rita Gjeka, vizituan mjeshtrin e skenës shqiptare, Besnik Çinari, për t’i uruar ditëlindjen.

Postimi i kandidatit Hoti:

Bashkë me miken time, aktoren e madhe Rita Gjeka, e morëm me shumë seriozitet vizitën tek mjeshtri i madh Besnik Çinari, për t’i uruar ditëlindjen. Por si mund të jesh serioz përballë Besës, që humorin e ka në gjak, në vështrim e në fjalën e parë. Një jetë e tërë në skenë, por mbi të gjitha një jetë me njerëzit – kjo është dhurata më e bukur që na ka bërë.

Faleminderit mjeshtër për mikpritjen e ngrohtë. Të paçim për shumë e shumë vite mes nesh, me shfaqje, me të qeshura e me atë shpirt të madh që Shkodra e do dhe e vlerëson kaq shumë.

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #Voto1

Shpërndaje