
Gjatë fushatës së tij në Shkodër, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, zhvilloi një vizitë në familjen Daberdaku në lagjen historike të Gjuhadolit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot mirëpritje, Hoti vlerësoi vlerat e qytetarisë shkodrane, të mishëruara në këtë familje, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së politikës me njerëzit dhe traditat e tyre.
Postimi i kandidatit Hoti:
Kisha kënaqësinë të vizitoj familjen Daberdaku në Gjuhadol këtë pasdite.
Një bisedë e ngrohtë, mikpritje e rrallë dhe ajo ndjesia e vërtetë e qytetarisë shkodrane që e dallon këtë lagje.
Zonja Marina dhe Gaspri më kujtuan edhe një herë se çfarë do të thotë qytetaria shkodrane – thjeshtësi, respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Faleminderit për dashamirësinë dhe bisedën e bukur. Në çdo shtëpi si kjo ndjej më shumë besim për rrugën që kemi nisur së bashku.
