Kliti Hoti: “Velipoja kërkon jetë – Koha për ndryshim me vizion dhe përkushtim”…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka ndarë një moment të rëndësishëm nga vizita në Velipojë, ku së bashku me Prof. Lucianon dhe Matilda Matijen, ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve. Ai thekson se braktisja e zonës nga të rinjtë është një alarm kombëtar dhe thelb i vizionit të tij për zhvillimin e zonave rurale, përmes investimeve konkrete dhe mbështetjes së brezit të ri.

Postimi i kandidatit Hoti:

Së bashku me Prof. Lucianon dhe Matilden, ishim sot në Velipojë për të takuar dhe dëgjuar nga afër banorët e zonës. Banorët e Velipojës kanë një mesazh të qartë: “Kanë mbetur vetëm pleqtë… duam që rinia të rikthehet, që Velipoja të marrë frymë përsëri!”

Ky nuk është vetëm një shqetësim lokal: është një thirrje për të gjithë ne që duam një Shqipëri të gjallë dhe plot jetë në çdo cep të saj. Programi ynë, si pjesë e Partisë Demokratike, fokusohet pikërisht në këtë:

– Krijimin e mundësive për të rinjtë në zonat rurale,
– Investime në infrastrukturë dhe shërbime publike,
– Zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë,
– Lehtësira për sipërmarrësit e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë.

Velipoja ka potencial të jashtëzakonshëm, por ajo ka nevojë për përkujdesje, investim dhe vizion të qartë. Dhe këtë vizion ne po e sjellim, bashkë me njerëzit që besojnë te ndryshimi.

Shpërndaje