
Kandidati për deputet Kliti Hoti ka uruar qytetarët e Shkodrës me rastin e Fitër Bajramit, duke shprehur vlerësimin e tij për këtë festë të shenjtë që vjen pas muajit të Ramazanit. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e paqes, begatisë dhe harmonisë në familjet shqiptare, duke vlerësuar Shkodrën si një shembull të bashkëjetesës dhe traditës së besimit.
Postimi i plotë i kandidatit Hoti:
Të dashur qytetarë të Shkodrës,
Në ditën e shenjtë të Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra ju dhe familjeve tuaja paqe, begati dhe harmoni. Kjo festë përherë na kujton e na bën bashkë për vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Shkodra jonë ndër shekuj vazhdon të mbetet shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe traditës së besimit. Qoftë kjo ditë një moment reflektimi për të forcuar lidhjet tona dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.
Gëzuar Bajramin! Zoti bekoftë Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.