Kliti Hoti takim me rajonin nr2: “Bashkë me qytetarët për ndryshimin që Shkodra meriton”…

Shpërndaje

Në vijim të angazhimit të tij për një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 2 në Shkodër, i organizuar nga z. Agim Plepi. Takimi shërbeu si një platformë për të dëgjuar shqetësimet e përditshme të komunitetit dhe për të prezantuar zgjidhjet konkrete që ofron programi i PD-së.

Postimi i kandidatit Hoti:

Sot në një bashkëbisedim me banorët e Rajonit 2, organizuar nga z.Agim Plepi. Folëm për problemet e përditshme që i shqetësojnë prej vitesh: rrugët e amortizuara, mungesa e pastrimit, infrastruktura e neglizhuar dhe mungesa e shërbimeve bazë.

Asgjë nuk ndreqet brenda ditës. Por i sigurova qytetarët e pranishëm në takim se me programin e PD do të mund të shkojmë në çdo sektor të ekonomisë, në çdo biznes të madh apo të vogël dhe në çdo familje për t’i dhënë zgjidhje probleme shqetësuese. Më 11 maj, me mbështetjen e tyre, do të hapim një kapitull të ri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Për të sjellë ndryshimin që shqiptarët e presin me padurim✌🏻

Shpërndaje