
Në zemër të Shkodrës, ku rrënjët e historisë dhe krenarisë kombëtare janë të gjalla në çdo rrugicë, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ndalet për të ndarë me qytetarët historinë frymëzuese të familjes Çeka — një emblemë e patriotizmit dhe sakrificës për atdheun.
Postimi i kandidatit Hoti:
Nuk mund të ecësh rrugëve të Shkodrës pa u ndalur për një kafe në shtëpinë e Engjëll Çekës, ku 250 vjet histori familjare dhe patriotike kanë lënë gjurmë në çdo mur e dhomë të shtëpisë. Bashkë me Engjëllin folëm gjatë për shtëpinë-muze të gjyshit të tij, Filip Çekës, anëtar i Lidhjes së Prizrenit, i shquar për rolin luftarak në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, si dhe një nga nënshkruesit e telegramit dërguar Kongresit të Berlinit për moscopëtimin e trojeve shqiptare.
Patriotizmi i familjeve shkodrane ka qenë ndër shekuj një bashkudhëtar i pandarë i historisë së qytetit tonë. Ky kontribut, meriton vendin e nderit në librat e historisë së re dhe të vjetër të Shqipërisë.
#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #Voto1
