
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, vijoi takimet me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në Shkodër, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Në çdo takim u theksua nevoja për një ndryshim të vërtetë, që sjell shpresë dhe zhvillim për qytetin, përmes një plani konkret që mbështet ekonominë lokale, rininë dhe shërbimet publike.
Postimi i kandidatit Hoti:
Sot, së bashku me Elmiren, në takime me qytetarë dhe biznese në Shkodër.
Në çdo bisedë ndjehej e njëjta pritshmëri: ndryshim i vërtetë dhe shpresë për të ardhmen.
Zëri i njerëzve është i qartë: mjaft më me premtime boshe dhe politika që nuk sjellin asgjë për qytetin tonë.
Ne kemi një plan të qartë për të ndryshuar këtë realitet:
lehtësira për bizneset, taksa më të ulëta, mbështetje për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, dhe investime në shërbime publike që rikthejnë dinjitetin e qytetarit.
Njerëzit presin drejtësi. Presin punë. Presin një qeveri që punon për ta.
Dhe ne jemi gati t’ua japim.✌🏻
