
Në kuadër të takimeve me të rinjtë, kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën, Kliti Hoti, vizitoi Qendrën Rinore Arka, një hapësirë frymëzuese që prej një dekade mbështet dhe nxit talentet e reja të qytetit. Ai vlerësoi përkushtimin e themeluesve dhe theksoi rëndësinë që ka fuqizimi i rinisë për të ndërtuar një Shkodër dhe Shqipëri madhështore.
Postimi i kandidatit Hoti:
Një vizitë te Qendra Rinore Arka me Marjanin dhe Arten, që i kanë dhënë iniciativës së tyre forcën e një magneti për të tërhequr të rinjtë e talentuar të Shkodrës dhe rrethinave të saj.
Me përkushtimin e tyre këto 10 vite, Qendra Rinore Arka është shndërruar në shtëpinë e të rinjve të talentuar, ku veç mbështetjes dhe kujdesit, gjendet gjithmonë edhe mundësia për t’i dhënë një shtysë karrierës së tyre.
Me programin e PD synojmë t’i mbajmë të rinjtë në Shqipëri, t’u ofrojmë atyre mundësi dhe hapësira për t’u zhvilluar në vendin e tyre. Sepse Shkodra dhe Shqipëria madhështore kanë nevojë për të rinjtë, për energjinë, vullnetin dhe talentin e tyre.
