Kliti Hoti: Rinia, forca e ndryshimit në Shkodër…

Shpërndaje

Kliti Hoti, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, zhvilloi një takim frymëzues me sipërmarrës të rinj, duke prezantuar vizionin e tij për një Shqipëri që fuqizon rininë, nxit sipërmarrjen dhe garanton mundësi të barabarta për sukses.

Postimi i kandidatit Hoti:

Në një nga oborret më të bukura të Shkodrës, zhvillova një takim frymëzues me sipërmarrës të rinj shkodranë.

Bashkë ndamë vizionin për një vend që mbështet të rinjtë, promovon sipërmarrjen dhe krijon kushte të ndershme për sukses.

Programi ynë ofron masa konkrete për të rinjtë sipërmarrës:

– Zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e punësimit të parë
– Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç
– Mbështetje financiare për start-up-et dhe projektet inovative të të rinjve
– Grante deri në 30 mijë euro për idetë më të mira të biznesit
– Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit për financimin e projekteve të të rinjve dhe grave

Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë!
Shkodra voton për të rinjtë!
Shkodra voton numrin 1!

Shpërndaje