Kliti Hoti: Pranë qytetarëve për një Shkodër që kërkon ndryshim…

Shpërndaje

Kliti Hoti vijon fushatën zgjedhore me praninë e tij të përditshme në rrugët dhe lagjet e Shkodrës, pranë qytetarëve të thjeshtë, të rinjve, dhe sipërmarrësve që mbajnë gjallë ekonominë lokale. Çdo takim është një dëshmi e besimit dhe dëshirës së qytetarëve për një ndryshim të vërtetë. Ai përcjell një mesazh shprese dhe vendosmërie për një Shkodër dhe një Shqipëri Madhështore.

Postimi i kandidatit Hoti:

Çdo ditë jam në qytet, pranë njerëzve.

Takoj qytetarë, miq të vjetër, të rinj plot energji, sipërmarrës që punojnë me mund e sakrificë.

Në çdo shtrëngim duarsh, në çdo përqafim, ndiej forcën e një Shkodre që kërkon ndryshim.

Mbështetja që marr çdo ditë më jep edhe më shumë motivim dhe përgjegjësi.

Bashkë do ta bëjmë Shkodrën dhe Shqipërinë Madhështore! ✌🏻

Shpërndaje