
Në një moment kyç për të ardhmen e Shkodrës dhe Shqipërisë, Kliti Hoti bashkohet me qytetarët shkodranë për të prezantuar një vizion të ri dhe një alternativë të fortë për ndryshimin. I mbështetur nga figura të rëndësishme si Matilda Matija dhe Bardh Spahia, ai thekson rëndësinë e energjisë së të rinjve, përvojës së profesionistëve dhe urtësisë së brezave për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me këtë angazhim të palëkundur, ai dhe ekipi i tij synojnë ta bëjnë Shkodrën një model suksesi dhe Shqipërinë një vend të zhvilluar dhe dinjitoz.
Postimi i kandidatit Hoti:
Bashkë me Matilda Matijen dhe Bardh Spahinë, mes shkodranësh, për të prezantuar alternativën tonë për Shkodrën dhe Shqipërinë madhështore.
Në këtë kohë sfidash, vendi ka nevojë për energjinë e të rinjve, eksperiencën e profesionistëve dhe urtësinë e përvojës së gjatë. Ndaj, për këtë, programi i PD është mishërimi i vlerave që i kanë munguar për gjatë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.
Me mbështetjen pa rezerva të shkodranëve, do të jemi, si përherë, në krye të rrugëtimit që ka sjellë ndryshimet e pritshme në Shqipëri. Së bashku, me përkushtim dhe angazhim të përditshëm, do ta bëjmë Shkodrën krenare dhe Shqipërinë një shembull të vërtetë zhvillimi e progresi!
#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore