Kliti Hoti në Velipojë: Gati për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, zhvilloi një takim të frytshëm me strukturat e PD-së në Velipojë, së bashku me kryetarin Nikollë Marku. Ai theksoi rëndësinë e organizimit dhe bashkëpunimit për një fushatë efektive që synon një përfaqësim të denjë për zonën. Takimet me banorët pasuan me diskutime të hapura mbi sfidat e përditshme, duke nxjerrë në pah nevojën për një përfaqësim më të afërt dhe më të ndjeshëm ndaj halleve të komunitetit.

Postimi i kandidatit Hoti:

Sot pata një takim shumë pozitiv me strukturat e Partisë Demokratike në Velipojë, së bashku me kryetarin Nikollë Marku. Diskutuam për hapat konkretë të fushatës dhe rrugën drejt një fitoreje që i jep Velipojës përfaqësimin që meriton.

Më pas u ndalëm me Nikollën e Altinin me banorët e zonës, për të dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme – nga infrastruktura dhe energjia, te uji i pijshëm dhe turizmi. Ishte një bisedë e hapur, me shumë sinqeritet dhe dëshirë për ndryshim.

Mirënjohës për mikpritjen dhe për besimin që më përcollën. Velipoja është gati për një përfaqësim të ri, më afër njerëzve dhe më pranë zgjidhjeve.

Shpërndaje