Kliti Hoti në tregun e Zdrales: Ndryshimi nis me uljen e taksave për biznesin e vogël…

Shpërndaje

Në tregun e Zdrales, realiteti i vështirë i tregtarëve dhe klientëve flet vetë: puna është më e lodhshme, fitimi është më i vogël dhe taksat vazhdojnë të rriten. Kliti Hoti, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, sjell një plan konkret për mbështetje të biznesit të vogël, duke ulur taksat qendrore dhe lokale. Më 11 maj, voto për ndryshimin që e presim të gjithë, për një të ardhme më të mirë dhe mundësi për çdo qytetar.

Postimi i kandidatit Hoti:

Në tregun e Zdrales, hallet janë ulur këmbëkryq. Tregtarët dhe klientët, që rrallohen çdo ditë, janë dëshmi e një realiteti të vështirë: puna është bërë më e lodhshme, fitimi më i pakët, ndërsa pesha e taksave rritet dita-ditës.

Më shumë mbështetje për biznesin e vogël, e përkthyer në taksa më të ulëta qendrore dhe lokale, është në qendër të programit tonë.

Më 11 maj, voto për planin e PD, që ka në qendër qytetarin dhe zgjidhjen e problemeve. Për ndryshimin që e presim të gjithë!

Shpërndaje