Kliti Hoti në Shirokë: Programi i PD, shpresë për ndryshim dhe zhvillim…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, e nisi fundjavën në Shirokë, ku zhvilloi takime me banorët e zonës dhe dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre. Në fokus të vizitës ishin sfidat ekonomike e sociale me të cilat përballen të moshuarit dhe familjet në nevojë, por edhe mundësitë që ofron kjo zonë e mrekullueshme për zhvillim turistik dhe ekonomik.

Postimi i kandidatit Hoti:

E nisëm fundjavën në Shirokë, mes bukurisë magjepsëse të natyrës dhe realitetit të vështirë të përditshmërisë. Bashkë me Tedin takuam shumë banorë të zonës, veçanërisht të moshuar që përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, siç ndodh sot në çdo cep të Shqipërisë.

Ata kërkojnë ndryshim, dhe e shohin atë te Partia Demokratike. Programi ynë është i qartë: pension minimal 200 euro, rimbursim i ilaçeve si në Itali, ulje të çmimit të energjisë, mbështetje për bujqësinë dhe subvencione për prodhuesit vendas.

Por Shiroka nuk është thjesht një fshat i bukur, është një pasuri natyrore dhe kulturore që duhet të kthehet në një qendër turistike për gjithë rajonin. Përmes investimeve në infrastrukturë, turizëm dhe shërbime, kjo zonë mund të lulëzojë dhe të krijojë mundësi të reja për banorët.

Bashkë me programin e PD do të sjellim një jetë më të mirë, më të sigurt dhe më të denjë për çdo qytetar.

Shpërndaje