Kliti Hoti në mbështetje të punëtoreve të fasonerisë në Shkodër…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka vizituar fasonerinë “Melgushi” në Shkodër, ku u prit nga z. Fredi Melgushi dhe zhvilloi një bisedë të hapur me gratë dhe vajzat punëtore të kësaj qendre të rëndësishme të punësimit lokal. Në fokus të vizitës ishin sfidat e përditshme të punonjësve dhe domosdoshmëria që shteti të jetë mbështetës i njerëzve të ndershëm të punës.

Postimi i kandidatit Hoti:

Sot vizitova fasonerinë “Melgushi”, ku më priti z. Fredi Melgushi dhe pata mundësinë të takoj nga afër gra e vajza që çdo ditë punojnë me durim e dinjitet për të mbajtur familjet e tyre.

Biseduam për sfidat që përballin çdo ditë dhe për nevojën që shteti të jetë pranë njerëzve të punës, jo t’u rrijë mbi kokë me taksa, padrejtësi dhe harresë.

Respekt për çdo punëtore që me duart e saj mban gjallë ekonominë lokale. Shkodra e nesërme ndërtohet me punë, jo me premtime boshe.

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1

Shpërndaje