Kliti Hoti në ekspozitën e Shpëtim Garucit: Homazh për Marubët dhe trashëgiminë e Shkodrës…

Shpërndaje

Kliti Hoti mori pjesë në ekspozitën vetjake të piktorit Shpëtim Garuci, “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë”, një homazh i veçantë ndaj trashëgimisë së dinastisë Marubi. I njohur për ndjeshmërinë ndaj artit dhe historisë së Shkodrës, Hoti u shpreh i prekur nga mënyra se si Garuci kishte sjellë në jetë, përmes ngjyrës dhe brushës, figurat ikonike të fotografisë shqiptare.

Është një përjetim që të prek zemrën. Kjo ekspozitë nuk është thjesht art – është një udhëtim në kujtesë, një urë mes brezave,” – u shpreh Hoti, duke vlerësuar fuqinë e artit për të ruajtur dhe rikthyer identitetin kulturor.

Sipas tij, Shkodra ka qenë dhe duhet të mbetet një vatër e fuqishme krijimtarie dhe frymëzimi. Mbështetja ndaj artistëve dhe vlerave autentike është thelbësore për një të ardhme të qëndrueshme kulturore.

Shpërndaje