Kliti Hoti në Dajç: Zëri i shpresës për një të ardhme më të mirë…

Shpërndaje

Në zemër të Dajçit, ku zëri i banorëve po shurdhohet nga braktisja dhe harresa, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, zhvilloi një takim të ndjerë me komunitetin, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke prezantuar vizionin e tij për një të ardhme me dinjitet, zhvillim dhe shpresë për këtë zonë të lënë pas dore.

Postimi i kandidatit Hoti:

Në një takim të sinqertë me banorët e Dajçit, zonë e cila po braktiset çdo ditë. Shkolla të mbyllura, toka e pa punuar, premtime të pambajtura. Dajçi ka potencial, por është lënë pas dore.

Fshatra si Pentar mund të ishin atraksione turistike, por sot kanë mbetur me 10-15 shtëpi. Investimet e banorëve në bujqësi rrezikojnë për shkak të mungesës së tregut dhe mbështetjes. Rrjeti i energjisë është i amortizuar, përmbytjet pa dëmshpërblim të drejtë.

Braktisja ka sjellë pasoja të rënda sociale. Sot, një pjesë e madhe e të rinjve që jetojnë jashtë funksionojnë si ndihmë sociale për prindërit në Shqipëri. Janë ata që mbajnë familjet, që dërgojnë para për ilaçet, për nevojat bazë që këtu nuk përballohen dot. Kjo situatë është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë.

Me programin e Partisë Demokratike, do të sigurojmë rimbursimin real të ilaçeve, mbështetje për të moshuarit dhe dinjitet për çdo familje. Kam një plan të qartë për bujqësinë, për rikthimin e emigrantëve dhe për të kthyer shpresën në këtë zonë.

Dajçi meriton më shumë – dhe ne do ta bëjmë së bashku.

Shpërndaje