
Në një atmosferë miqësore e frymëzuese, Kliti Hoti nis mëngjesin mes miqsh të afërt, ku përveç fjalëve mbështetëse, nuk mungojnë as kritikat konstruktive që vetëm miqtë e sinqertë mund t’i japin. Ky moment simbolizon frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit me të cilën Kliti i qaset rrugëtimit të tij të ri politik për Shkodrën dhe shkodranët, i bindur se mbështetja pa kushte dhe dialogu i hapur janë themeli i çdo angazhimi të suksesshëm.
Postimi i kandidatit Hoti:
Kur mëngjesi nis me miq e shokë që, përveç këshillave nuk t’i kursejnë as “kritikat” dashamirëse. Për të cilat në fakt, çdokush ka nevojë. Sidomos kur vijnë nga njerëz që të mbështesin pa kushte në një angazhim të ri për Shkodrën dhe shkodranët.
