
Në një atmosferë plot optimizëm dhe energji rinore, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, shpalos vizionin e tij për një Shkodër madhështore. Me besim te fuqia e të rinjve dhe me mbështetjen e programit të PD-së, ai synon të sjellë ndryshimin që Shkodra meriton – më shumë mundësi, më shumë dritë dhe një të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë.
Postimi i kandidatit Hoti:
Në Shkodrën e diellit, me të rinjtë plot dëshirë e pasion për ta bërë këtë qytet më të bukur e plot dritë. Energjia e tyre është frymëzimi im për të nisur projektin e madh për Shkodrën madhështore, Shqipërinë madhështore.
Së bashku dhe me programin e PD do t’ia dalim t’i ofrojmë Shkodrës dhe shkodranëve më shumë mundësi për të përmirësuar jetën e përditshme dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
