Kliti Hoti: Me mësuesin Muhamet Shala për një arsim me vlera dhe vizion në Shkodër…

Shpërndaje

Në fillim të kësaj jave, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, u takua me zotëri Muhamet Shala dhe zonjën Afërdita – dy figura të nderuara të arsimimit në Shkodër. Ky takim vjen si pjesë e angazhimit të tij për të dëgjuar nga afër zërin e atyre që kanë kontribuar për dekada në formimin e brezave të rinj dhe për të ndërtuar mbi këtë përvojë politika të reja për një transformim të thellë në arsim.

Postimi i kandidatit Hoti:

Dita dhe java nisi me zotin Muhamet dhe zonjën Afërdita. Shkodranë të rinj e të vjetër e njohin kontributin e Muhamet Shalës për edukimin e të rinjve në Shkodër, Dukagjin e Postribë.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për brezin e arsimtarëve si Muhameti, që me përkushtim dhe vullnet të mirë u dhanë brezave dije dhe kulturë. Në bisedën me të prekem edhe sfidat dhe problematikën e arsimit sot në Shkodër e mbarë Shqipërinë, nevojat urgjente për ndryshim dhe politikat afatgjata për formimin e brezave të rinj.

Pervoja e tij është një bazë e mirë dhe e çmuar për të formësuar ato që pas 11 majit do të jenë politikat e transformimit tërësor në fushën e arsimit.

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #Voto1

Shpërndaje